Pesë vite nga vdekja e ushtarakëve Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj në misionin e NATO-s në Letoni

6 May 2024, 17:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pesë vite nga vdekja e ushtarakëve Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj
Zarife Hasanaj / Klodian Tanushi

Sot bëhen pesë vite nga vdekja tragjike e major Klodian Tanushit dhe tetares Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Ata ndërruan jetë në krye të detyrës pas shpërthimit të një mine në Kamp Adazi të Letonisë.

Hasanaj dhe Tanushi  janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Gjeneral Majori i Forcave të Armatosura, Arben Kingji ka përkujtuar ndarjen nga jeta të tyre këtë 6 maj.

“Përkujtojmë me nderim dhe respekt, major Klodian Tanushi dhe tetar Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës 5 vite më parë në misionin e NATO-s në Letoni. Lavdi të përjetshme”, shkruan ai.


Video