Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në GJKKO, përfshihen edhe seancat për masat e sigurisë

23 September 2026, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në GJKKO,
Foto ilustruese

Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas rreth 20 ditësh pa zhvillim të proceseve gjyqësore në GJKKO, avokatët kanë vendosur të zgjerojnë bojkotin edhe në seancat për caktimin e masave të sigurisë.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë, pas mbledhjes së avokatëve në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Deri më tani, seancat për masat e sigurisë ishin përjashtuar nga bojkoti. Me vendimin e ri, avokatët kanë përfshirë edhe këto procedura në qëndrimin e tyre, duke e përshkallëzuar më tej bojkotin në GJKKO.

Bojkoti vijon prej rreth 20 ditësh dhe ka sjellë shtyrjen e një numri të konsiderueshëm seancash gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.


Video