Përplasi me "scooter" të moshuarin dhe e plagosi rëndë, pranga 27-vjeçarit në Tiranë

23 February 2023, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi me "scooter" të moshuarin dhe e plagosi
Foto ilustruese

Monopatinat elektrike janë kthyer nga dita në ditë në një problem për qytetarët, por edhe për vetë drejtuesit e tyre, për shkak se nuk zbatojnë rregullat dhe sigurinë për mbrojtjen.

Një 27-vjeçar është arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës pasi me monopatinën e tij elektrike përplasi një të moshuar.

I moshuari S.S. është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që i riu ndodhet në ambientet e policisë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.


Video