Përplasen 2 makina në rrugën Rubik-Rrëshen, ka të plagosur (FOTO)

29 October 2023, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen 2 makina në rrugën Rubik-Rrëshen, ka të
Përplasen 2 makina në rrugën Rubik-Rrëshen

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.

Një makinë me targa të Kosovës dhe një makinë me targa shqiptare janë përplasur.

Paraprakisht dyshohet për të plagosur. Siç duket nga pamjet, aksidenti ka qenë i fortë. Një prej makinave është përmbysur në mes të rrugës. Atje ka shkuar urgjenca që po i jep ndihmën e parë një gruaje të lënduar.

Dëmet duket se kanë qenë të mëdha pasi në rrugë kanë mbetur copat e xhamave të thyer. Si pasojë e përplasjes një makinë tjetër ka përfunduar jashtë rrugës.  

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia nuk ka dalë ende në një njoftim zyrtar, megjithatë po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të përplasjes.


Video