“Përmbytjet, pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet”, dhjetëra banorë në protestë në Durrrës

8 January 2026, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Përmbytjet, pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me
Pamje nga protesta

Me thirrjet “Durrësi, skenë e krimit” “shpallni gjendjen e emergjencës” dhjetëra banorë kanë protestuar në rrugët e Durrësit kundër situatës që po kalon Durrësi.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore./TCH

 

 


Video