Përkeqësohet situata nga zjarret, rrezikohen pesë fshatra në Himarë dhe Delvinë

27 July 2025, 21:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përkeqësohet situata nga zjarret, rrezikohen pesë fshatra në
Zjarri në afërsi të Kalasës

Situata nga zjarret në vend duket se është përkeqësuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Flakët kanë përparuar në fshatin Sasaj. Rreth 50 banesa të këtij fshati rrezikohen nga zjarri i madh i cili po afrohet tek banesat, policia ka evakuar banorët duke qëndruar në qendër të fshatit, pasi rreziku është pranë banesave për shkak të erës. 

Situata paraqitet kritike edhe në Delvinë, ku përveç Kalasës, flakët kërcënojnë edhe fshatrat Shën Vasil, Vanë dhe Shalës.

Banorët janë evakuuar me ndihmën e policisë nga fshati Kalasë, ndërsa autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri në rast nevoje për evakuime nga fshatrat e tjera.

Përkeqësohet situata nga zjarret, rrezikohen pesë fshatra në
Zjarri pranë Lukovës i fotofrafuar nga Korfuzi

Video