Përgjimet e “SKY”, shefi i krimeve Dedan Gjoni kërkoi vota për Myslim Murrizin: E kam mik, i kam detyrim!

22 November 2023, 20:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përgjimet e “SKY”, shefi i krimeve Dedan Gjoni kërkoi vota
Dedan Gjoni / Myslim Murrizi

Përgjime të reja kanë dalë nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY ECC të grupit kriminal të Ervin Matës, Erzen Breçanit shefit të krimeve Dedan Gjoni dhe personave të tjerë.

Në një pjesë të bisedave del se shefi i krimeve në Komisariatin Numër 6, Dedan Gjoni ka zhvilluar me një person në Valencia.

Gjoni i ka kërkuar këtij personi ta ndihmojë duke siguruar vota për kandidatin për deputet në atë kohë Myslim Murrizin. Personi nga Valencia ka theksuar se ia siguron 15 vota që aty ku është.

Pjesë nga mesazhet:

Dedan Gjoni Si të kam.

J… ça bëre shok….mir je…un mir qetësi pz…

Dedan Gjoni: Shok do më ndihmosh me vota

J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz…kam shum dyshime për ty…

Dedan Gjoni: Me Myslym Murrizin Shok sa të kem mundësi do e ndihmoj….

J… Më pëlqen…kam simpati…

Dedan Gjoni: Është i vetmi që kam mik e detyrim…Më ndihmon mua……A më ke shok…

J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online…kto që kam me dokumenta..

Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babës nipit fortë… Hahaha…

J- Aty do jem për vitime…

Dedan Gjoni: Ok shok… Mirardhsh…”

Gjoni i ka kërkuar dhe Ismail Zenelit vota për Murrizin. Zeneli i thotë Gjonit që të flasë me vëllanë e tij se i siguron ai plus 200 vota.

Pjesë nga mesazhet:

Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin…Do na ndohmosh me vota… Me sa njerëz ke….Se e kemi mik të mirë…

Ismail Zeneli: Qa je ti?

Dedan Gjoni: Unë demokrat jam….Por i duam për partinë e myslimit…E kam sh mik Murrizin

Ismail Zeneli: Audiofile “shko fol me ate byrazelin atje në bathore e ti gjajnë ai nja 200 vota se a demokrat me atë byrazelin tem me atë shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me të.. Se myslimi është ndare nga pd….Por e djathtë është…Fol një herë ti me të..

Ismail Zeneli: Ok ok… Pa merak…”


Video