Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani po bën bilancin e vitit 2023 në KLP.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani është i shoqëruar nga dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braja.
Mes paraqitjes së bilanceve të punës së kësaj strukture, ai tregoi dhe problematikat.
Që nga mungesa e hetuesve e deri te numri i pakët i referimeve nga institucioneve publike në Prokurorinë e Posaçme, Dumani kërkoi që të ndërrmeren veprime konkrete për të përmirësuar secilën nga pikat.
Dumani: Konstatojmë se kemi rritje të ngarkesës, sidomos kur vjen puna te bashkëpunimi me autoritetet e huaja, që ka fluks te madh shkëmbimi informacioni, leter porosi… ka rritje te madhe.
Po shkojmë në një situatë që nuk po mundemi ti adresohemi, kujt ti delegojnë çështjet penale që kemi.
60 hetues të BKH-s, por një numër i tyre ështe i atashuar te qendra e përgjimeve, dhe nuk po kryejnë hetime.
Shtimi i numrit te punonjësve te BKH, jemi në nje fazë ku s'kemi hetues për ti referuar çështjet penale që kemi nën hetim.