Përfshihet nga flakët një lokal pranë stadiumit Air Albania

14 January 2025, 09:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një lokal pranë stadiumit Air Albania
Pamje nga vendngjarja

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Lokali ndodhet në rrugën “Faik Konica” pranë stadiumit Air Albania. Banorët e një pallati ngjitur me biznesin kanë dalë jashtë për shkak të përmasave të mëdha të flakëve.

4 makina të shërbimit zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. 

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. 


Video