Përfshihet nga flakët një automjet brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës!

12 May 2026, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një automjet brenda oborrit të
Lezhë

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Lezhë.

Makina ishte e parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe ndodhej aty prej rreth një jave.

Fatmirësisht, në momentin kur automjeti shpërtheu në flakë nuk ka pasur persona brenda tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.


Video