Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.
Zjarri ka nis prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar disa banesa.
Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët.
E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës, dhe deri sa të ndodhi largimi i tyre, kjo situatë alarmante do të jetë.