Për herë të parë në Spitalin e Shkodrës kryhet LIVE një ndërhyrje koronare nga Dr. Aurel Toma!

9 December 2025, 12:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për herë të parë në Spitalin e Shkodrës kryhet
Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi

Në Spitalin e Shkodrës për herë të parë u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare( IVUS), nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ndërhyrjet u realizuan gjatë konferencës “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, organizuar për të dytin vit radhazi nga Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Postimi i Kryeministrit Rama:

“Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare (IVUS), nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues.

Ndërhyrjet u kryen gjatë konferencës “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, me pjesëmarrjen e 80 kardiologëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë një nivel të lartë eksperience dhe standardesh në hemodinamikën shqiptare”, shkruan Rama, teksa ka ndarë edhe pamje nga kjo konferencë.



Video