Shtetet e Bashkuara pranuan zyrtarisht një aeroplan luksoz nga Katari për t'u përdorur si "Air Force One", konfirmoi Departamenti i Mbrojtjes për ABC News të mërkurën.
"Sekretari i mbrojtjes ka pranuar një "Boeing 747" nga Katari në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret federale", tha Sean Parnell, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, në një deklaratë.
"Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që masat e duhura të sigurisë dhe kërkesat e misionit funksional të merren në konsideratë për një avion të përdorur për të transportuar presidentin e Shteteve të Bashkuara", shtoi ai.
Air Force One është emri i përcaktuar nga kontrolli i trafikut ajror për një avion të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që mban presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mediat amerikane shkruajnë se ndryshe nga sa deklaroi Trump, se avioni ishte "dhuratë", ishte administrata amerikane ajo e cila iu aftua autoriteteve të Katarit për të siguruar avionin superluksoz vlera e të cilit shkon rreth 400 milionë dollarë.