Rojet në Kosta Rika kanë kapur një dërgesë të pazakontë droge në burg, përmes një maceje ndërsa ajo hidhej mbi gardhin periferik me marihuanë dhe kokainë të ngjitur në trupin e saj.
Macja bardh e zi, që mbante mbi 230 gramë marihuanë dhe 67 gramë kokainë në dy pako, u kap këtë muaj në një burg në kantonin e Pococit, tha Ministria e Drejtësisë në një deklaratë javën e kaluar.
Ministria ndau një video të një roje duke u ngjitur në një gardh perimetri për të kapur macen.
Më vonë, macja shihet në një tavolinë burgu ndërsa rojet i presin me kujdes pakot nga trupi i saj i vogël dhe i heqin drogën nga gëzofi i saj.
"Falë veprimeve të shpejta (të rojeve), macja u kap dhe pakot u hoqën, duke i penguar kështu ato të arrinin" tek të burgosurit, tha Ministria.
Sipas BBC-së, zyrtarët e burgut ia dorëzuan macen Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të Kafshëve për një vlerësim.
Disa komentues në mediat sociale ironizuan incidentin. "Dhe sa vjet burg do të marrë macja?" komentoi një person.
Të tjerë shprehën indinjatë dhe keqardhje për macen. "Sa mizore," shkroi një komentues. "E shkreta mace e vogël."
Purr-fect Plan Foiled: Cat caught smuggling drugs into Costa Rican prison
— Gulf Daily News (@GDNonline) May 20, 2025
A video has gone viral featuring a cat dubbed “Narcomichi,” who was caught on camera smuggling drugs into Pococí Penitentiary prison in Costa Rica.
The clip was originally shared by the Justice and Peace… pic.twitter.com/1kbzcBV3fr