Paund, EURO dhe lekë, këto janë dy TUTORET që u kapën MAT nga policia: Si u zbulua rrjeti i prostitucionit!

24 September 2024, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paund, EURO dhe lekë, këto janë dy TUTORET që u kapën
Në foto tutoret e arrestuara: Elena Maslova (djathtas), Anna Tkachenko (majtas)

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Escort”, ku u godit një rrjet që shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion në Tiranë, duke vënë në pranga dy tutore, Anna Tkachenko nga Ukraina dhe Elena Maslova nga Rusia.

Ka qenë një nga vajzat e shfrytëzuara, e cila ka bashkëpunuar me policinë, duke bërë që kjo fundit të zbulonte rrjetin.

Të dyshuarat janë kapur në flagrancë në  rrugën "Naim Frashëri" në kryeqytet, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion. 


Dy tutoret reklamonin vajzat në faqen “Escort Tirana” dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.



Video