Pas SKANDALIT me fakenews SHISH përjashton nga puna kreun e degës Kavajë dhe vëllain e Kushtrim Selimit në drejtorinë e Përgjithshme!

7 June 2024, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas SKANDALIT me fakenews SHISH përjashton nga puna kreun e degës
Regina Omeri/ Kreshnik Selimi

Pas skandalit me fakenews Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) përjashton nga puna bashkëshortin e Regina Omerit kreu i SHISH, Kavajë dhe vëllain e Kushtrim Selimit në drejtorinë e Përgjithshme.

Lajmet e rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe gjobëvënie, ishin të financuara nga vetë kolegu i tyre Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, ai kishte hapur portalin "Shqipnews.info" dhe sulmonte drejtorët e Policisë së Shtetit.

Shtetësja Regina Omeri (Zeqiri) ishte bashkëshortja e shtetasit Fisnik Omeri, kreu i Degës së Shërbimit Informativ të Shtetit në Kavajë.

39 vjeçari me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që është shpallur në kërkim, ka vëlla kreun e Departamentit kundër Narkotikëve në SHISH Tiranë, shtetasin Kreshnik Selimi.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video