Partnerja e Safet Bajrit mbetet në qeli, Apeli i Posaçëm miraton masën e arrestit me burg

2 April 2025, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partnerja e Safet Bajrit mbetet në qeli, Apeli i Posaçëm
Eria Ago dhe Safet Bajri

Partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago është lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Apeli i Posaçëm raportohet se ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj saj.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Dyshohet se e reja ka larguar me automjet vrasësit e Licit, pak çaste pas kryerjes së krimit.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

 


Video