Parcelat me kanabis/ GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide

5 March 2025, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parcelat me kanabis/ GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut
Leonard Hide

GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide, i cili dyshohej nga SPAK se kushte kryer “shpërdorim detyre”, lidhur me kultivimin e parcelave me kanabis, në kohën kur ishte shef krimesh në policinë Gjirokastër.

Parcelat me kanabis për të cilat u akuzua Hide dhe funksionarë të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat e Prokurorisë Gjirokastër.

 


Video