Paratë para zgjedhjeve/ Bashkitë harrojnë taksat, Qeveria zgjidh thesin

17 April 2023, 14:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paratë para zgjedhjeve/ Bashkitë harrojnë taksat, Qeveria zgjidh

Bashkitë nuk po mbledhin taksat vendore, ndërsa qeveria qendrore ka hapur thesin duke rritur buxhetin për ndihmën sociale para zgjedhjeve të 14 majit.

Krahasimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në dy muajt e parë të këtij viti me ato të së njëjtës periudhë të një vite më pare, sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, nxjerr në pah një hendek të madh, sidomos në kategorinë e arkëtimeve të bashkive.

Sipas të dhënave, deri në shkurt të këtij viti bashkitë kanë arkëtuar rreth 2.9 miliardë lek, ose rreth 24 milionë euro. Shifra është se gjysma e taksave të mbledhura në dy muajt e parë të vitit të kaluar që ishte gati 5.8 miliardë lek, ose rreth 48 milionë euro.

Rënie ka si te taksa e ndikimit në infrastrukturë, që merret për ndërtimet e reja, ashtu edhe për taksat e tjera vendore.

Në kahun e shpenzimeve, një prej zërave me rritjen më të madhe është ai i ndihmës ekonomike. Në dy muajt e parë të këtij viti janë shpenzuar gati 3.4 miliardë lekë për skemën e ndihmës sociale, ose rreth 30 milionë euro.

Dy muajt e parë të vitit të kaluar, shifra ishte 2.9 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro. Në total, në dy muajt e parë të vitit të kaluar, shpenzimet për buxhetin vendor ishin 6.7 miliardë lekë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti, këto shpenzime janë 7.2 miliardë lek.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video