VIDEO: Momenti kur polici Erjon Goxhara qëllon 6 herë mbi Lorenc Kostën

20 August 2024, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: Momenti kur polici Erjon Goxhara qëllon 6 herë mbi Lorenc

Vox News ka siguruar pamjet nga momenti kur polici Erjon Goxhara ka qëlluar 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit”, për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Pasi e plagosi me 5 plumba në këmbë dhe një në fund të barkut, Goxhara e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Megjithatë Goxhara nuk është arrestuar ende.

Policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për efektivin Erjon Goxhara.

 


Video