Atmosferë festash në sheshin “Skënderbej”, Tirana ndez dritat e bredhit të Vitit të Ri

5 December 2023, 19:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atmosferë festash në sheshin “Skënderbej”, Tirana
Bredhi i Vitit të Ri, Sheshi Skënderbej

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një ceremoni festive që  kulmoi me ndezjen e dritave të bredhit të Vitit të Ri.

Një kor fëmijësh ka çelur festimet me këngë të Krishtlindjes, ndërsa i pranishëm është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bredhi i Vitit të Ri shndërrohet në çdo fundvit në një atraksion për dhjetra-mijëra qytetarë që shkrepin fotografi pranë tij, ndërsa edhe këtë vit, në sheshin kryesor të Tiranës nuk do të mungojnë shtëpizat e vogla prej druri që do të ofrojnë shërbime të ndryshme për vizitorët.



Video