PD dhe PS në Komisionin e Medias kanë rënë dakord të nisin procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Ina Zhupa, kryetare e Komisionit dhe Evis Kushi, nënkryetarja socialiste, renditën shkeljet që ka bërë Këshilli Drejtues ndër vite teksa thanë se procedura e paligjshme e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, ishte “derdhja e kupës” për këtë institucion.
Propozimi i Komisionit të Medias do t’i dërgohet kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila do t’a dërgojë në seancë plenare për miratim.
Gjithashtu u theksua se kanë përfituar personalisht ose familjarë nga fondet e RTSH me kontrata dhe projekte të ndryshme, ose kanë të punësuar familjarë.
Një tjetër konstatim nga anëtarët e Komisionit të Medias ishte se në RTSH ka munguar edhe transparanca e shpenzimeve (nuk janë publikuar raporte).