Padia për tjetërsim tokash, Jorgo Goro për herë të katërt në SPAK

5 February 2024, 13:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Padia për tjetërsim tokash, Jorgo Goro për herë të
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro në SPAK

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK gjatë ditës së sotme.

Kjo është hera e katërt që Goro merret në pyetje nga prokurorët e SPAK, pas padisë së bërë nga Fredi Beleri për tjetërsim tokash në Bashkinë e Himarës.

Në padinë e bërë në SPAK, Beleri akuzon Jorgo Goron se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.


Video