Operacioni “Black Market” në Tiranë, arrestohet një 28-vjeçar me dy pistoleta

8 August 2025, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni “Black Market” në Tiranë, arrestohet një
Operacioni “Black Market” në Tiranë, arrestohet një 28-vjeçar me dy pistoleta

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar nga Shkodra, i cili u kap me dy armë zjarri që dyshohet se do t’i shiste te persona të përfshirë në krime kundër jetës dhe pronës.

Operacioni i koduar “Black Market” u zhvillua nga Policia e Komisariatit Nr. 4, si pjesë e kontrolleve për të kapur personat që lëvizin të armatosur dhe që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

I arrestuari, shtetasi A. M., ka qenë më parë i dënuar për shitje të lëndëve narkotike dhe dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në Shkodër.

Gjatë kontrollit në makinën me të cilën po lëvizte në zonën e Alliasit, policia gjeti dy pistoleta, që dyshohet se ai po i shiste.

 


Video