Nuk ndalet aksioni në Theth, IKMT shemb ndërtesën dykatëshe  (VIDEO)

9 July 2025, 19:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk ndalet aksioni në Theth, IKMT shemb ndërtesën dykatëshe
IKMT shemb ndërtesën dykatëshe ne Theth

Thethi është në qendër të vëmendjes së ditës, por jo për turizmin dhe bukuritë natyre, por për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rezistencën e banorëve.

Aksioni ka vijuar edhe sot pasdite, teksa është prishur një objekt dykatësh i ndërtuar pa leje.

Siç shikohet edhe nga pamjet, fadromat dhe mjetet e tjera të IKMT kanë prishur ndërtesën pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.

“Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore”, tha Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

 

 


Video