Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një person është paraqitur i plagosur me armë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërsa pritet informacioni zyrtar i Policisë për të zbardhur ngjarjen dhe mënyrën se si është dëmtuar personi.