A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Shqipëria është një hap pranë ëndrrës për t'u kualifikuar për herë të dytë në kampionatin europian, teksa është duke udhëhequr me rezultatin 1-0.
Pjesa e parë është mbyllur mes emocionesh të shumta, ndërsa kuqezinjtë kanë qenë me fat pasi polakëve u është anuluar një gol pozicion jashtë loje.
Stadiumi kombëtar është i mbushur plot e përplot, ndërsa në tribunë nuk kanë munguar as personazhet VIP.
Duke nisur nga kryeministri Edi Rama i cili është duke shijuar ndeshjen me djalin e vogël, Zahon dhe bashkëshorten, Linda Rama.
Le të shpresojmë në një pjesë të dytë me kaq fat sa në pjesën e parë!