Nis dita e 34-të e protestës, njëri nga protestuesit sulmon mediat (VIDEO)

3 July 2026, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis dita e 34-të e protestës, njëri nga protestuesit sulmon
Protestuesi qe sulmoi mediat

Ka nisur në Tiranë protesta e 34-të.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sakaq, gjatë grumbullimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej”, njëri nga protestuesit ka sulmuar mediat, duke kërkuar largimin e tyre nga protesta.

 

 


Video