“700 mijë lekë rrogë” – Deputeti socialist iu qan hallin policëve, por a nuk duhet të kishin bërë diçka për këtë?

3 July 2026, 17:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“700 mijë lekë rrogë” – Deputeti socialist iu

Deputeti socialist, Ardit Bido, një prej më aktivëve kundër protestës, ka qenë një natë më parë në emisionin e Ylli Rakipit, ku është përplasur ashpër me Andi Bushatin.

Ai ka akuzuar protestuesit, se kanë sulmuar policët para Parlamentit.

Dhe iu ka qarë hallin atyre, se marrin veç 700 mijë lekë të vjetra rrogë në muaj.

Pjesë nga debati:

Bido: Po atë policin që i vajti pllaka në kokë?

Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një bandit kriminel.

Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Një bandit kriminel.

Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është as i PS as i PD, por i Policisë së Shtetit.

Deputeti socialist përpiqet t’i paraqesë policët si viktima, për të fituar empatinë e njerëzve, dhe ashtu janë, por jo të protestuesve.

Janë të këtij shteti, që i ka lënë me 700 mijë lekë rrogë dhe i nxjerr në rrugë të përballen me krimin.

Po a mund të luftohet krimi me 700 mijë lekë të vjetra?

Përgjigjia dihet, por Bidos dhe gjithë politikanëve të tjerë me siguri që nuk iu shkon ndër mend kjo gjë.

Ata iu duhen ashtu, të varfër dhe me rroga qesharake, që t’i mbajnë varur me bukën e gojës.

Dhe t’i përdorin me radhë ata që janë në pushtet, herë të djathtët e herë të majtët.

Por pse jo edhe krimi, që duke e ditur këtë dobësi, shpesh i bën aleatë.

Se jo për gjë, por siç thotë dhe vetë Bido, vështirë të jetosh me 700 mijë lekë të vjetra rrogë në Tiranë!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video