Atentati në “Don Bosko”, gazetarja tregon çastet tragjike: Vajza e vogël ulërinte që të kthente në jetë gjyshen

14 March 2023, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentati në “Don Bosko”, gazetarja tregon çastet

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga ngjarja e një nate më parë në rrugën Don Bosco, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe 5 persona u plagosën.

Lala është shprehur në emisionin “Opinion” se në vendngjarje janë gjetur një numër i lartë gëzhojash, ndërsa tregoi edhe traumën e shkaktuar tek vogëlushja 10-vjeçare që pa gjyshen t’i vritej para syve.

“Vajza e vogël në momentet e para siç tregojnë dëshmitarët ka ulëritur të kthejnë në jetë gjyshen dhe kur ka dalë prekte trupin sepse ishte e gjakosur nga ciflat dhe mendonte se ishte vrarë dhe vetë.

Mbrëmë janë sekuestruar gëzhoja dhe sot janë sekuestruar 15 gëzhoja të reja. Aty është një lokal i ndriçuar dhe ata kanë parë që aty ishte fëmija brenda”, tha Lala.

 


Video