Deklarata e fortë/ "Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet një listë me lokale ku s’duhet të hyjnë në Shqipëri"

13 March 2023, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklarata e fortë/ "Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet
Dorjana Bezati

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Top Story” komentoi masakrën e “Don Boskos” të ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Ai ka deklaruar se ambasa amerikane në Tiranë, iu jep shtetasve të vet listën me emrat e lokalve të cilët ata nuk duhet të futen.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.


Video