Në pranga 16-vjeçari, përplasi për vdekje të moshuarën

29 August 2024, 14:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në pranga 16-vjeçari, përplasi për vdekje të
Foto ilustruese

Një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua 82-vjeçare, në një aksident që ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Ostren të Bulqizës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 23:40.

Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen S.M.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari.


Video