Në gjyq për grabitjen e një dyqani në Durrës, i riu humb ndjenjat gjatë seancës gjyqësore

10 January 2023, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në gjyq për grabitjen e një dyqani në Durrës, i riu

Grabitën dyqanin ushqimor në Spitallë, një nga autorët e dyshuar humb ndjenjat në sallën e gjyqit.

Ngjarja e pazakontë ndodhi pak minuta në gjykatën e Durrësit ku po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të arrestuarve për vjedhje.

Gjatë seancës së drejtuar nga gjyqtarja Besjana Gërxanaj njëri prej të akuzuarve është ndjerë keq dhe seanca është ndërprerë. Erlind Shehaj 35 vjeç ka humbur ndjenjat dhe menjëherë është njoftuar shërbimi i urgjencës. I riu është nxjerrë me karrocë nga ambientet e gjykatës së Durrësit dhe dërguar në spital ku po trajtohet nga mjekët.

Shehaj me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe Orges Mona 34 vjeç, të dy me banim në Durrës u arrestuan nga policia vendore si të dyshuar për vjedhjen me armë të xhiros ditore të një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës.

Nga hetimet të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje të tjera në një banesë në lagjen 6 dhe në një dyqan në fshatin Arapaj.


Video