Ndodh në Vlorë, arrestohet vjehrra pasi rrahu nusen

22 May 2022, 10:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Vlorë, arrestohet vjehrra pasi rrahu nusen

Rreh nusen e djalit, bie në pranga vjehrra.

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, K. B., 28 vjeçe.

Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë edhe nusja.

Sipas policisë, edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.

 


Video