Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Disa zona në Tiranë do të përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë orëve të natës.
OSHEE bën me dije se për shkak të kryerjes së një remonti në Farkë, do të ketë stakim të energjisë elektrike në datën 27 shtator, nga ora 12 e natës deri në 5 të mëngjesit.
Zonat që do të preken pjesërisht janë Mulleti, Iba, Gurra, Pëllumbasi, Lundra, Vishnja dhe Sauku.
“Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në NST Farkë, në datën 27 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-05:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Lundër, Vishnje, Sauk”, thuhet në njoftim.