Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

22 October 2024, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i
Ilir Rusi

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi Naureda Llagamit i ka përfunduar mandati.

Rusi është votuar me shumicë votash për të marr këtë post, në mbledhjen e zhvilluar sot të KLGJ, ku Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të Naureda Llagamit dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.

“Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, njoftoi sot KLGJ.


Video