Çfarë bëri Spiropali që meritonte ta përjashtonin nga Partia Soc...
24 Nëntor, 21:14Fokus
Komisioni për Sterilizmin dhe Check UP rinisi sërish me debate, pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se gjatë pushimit Ilir Beqaj zhvilloi takime personale me deputetë të mazhorancës, ndërsa tha se ai futi në Kuvend materiale të forta.
Sipas Vokshit kjo është diçka e paprecedent.
Teksa e cilësoi rastin e ish-ministrit skandaloz, Vokshi tha se si mundet që garda të mos kontrollojë Ilir Beqajn, ndërsa ajo vetë dhe deputetet e opozitës i janë nënshtruar kontrolleve të gardës akoma edhe për një parfum.