Mot kryesisht i kthjellët, temperaturat mbeten konstante

28 April 2023, 07:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mot kryesisht i kthjellët, temperaturat mbeten konstante
Foto ilustruese

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës së premte, ku në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin.

Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqin vranësirat kalimtare edhe në pjesën tjetër të territori, por më të dukshme vranësirat parashikohet të mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindore.

Temperaturat në vendet e ulëta: 8-24 gradë ceclius.

Temperaturat në vendet malore: 3-20 gradë ceclius

Temperaturat në bregdet: 12-25 gradë Celcius

 

 

 


Video