Mos harroni çadrën! Java mbyllet me shi

28 May 2023, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mos harroni çadrën! Java mbyllet me shi

Edhe kjo e dielë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë


Video