"Mos flirtoni me gratë shqiptare, kafen mos e pini në banak...", udhëzimi “surreal” për agjentët italianë të kampit në Gjadër: Kujdes, shqiptarët dinë italisht!

6 August 2024, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mos flirtoni me gratë shqiptare, kafen mos e pini në
Kampi në Gjadër

Një manual gati-gati surreal e cilëson La Reppublica atë që u është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit, burrave dhe grave që do të dërgohen për të menaxhuar burgun 20-vendësh për emigrantët në Gjadër: nga mënyra se si të vishen deri te si të pinë kafe.

Manuali i publikuar nga La Reppubblica, nis me parantezën: Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme.

Si fillim, "shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq". Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.

Të tjera udhëzime të bëra publike nga La repubblica janë:

- Shqiptarët nuk duan të nënvlerësohen, ndaj mos u sillni kurrë me një qasje superioriteti.

- Është një popull modest, kështu që nudizmi apo veshja e papërshtatshme në publik nuk janë të mirëpritura.

- Shmangni flirtimet me gratë shqiptare në disa kontekste . Bëhet fjalë për një shoqëri konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që di apo sheh që gruaja e tij joshet nga një burrë tjetër mund të reagojë në një mënyrë të keqe.

- Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ekzistojnë krimet e vogla (s’ka vjedhje, grabitje, apo ngacmime seksuale) prandaj shmangni mosbesimin.

- Në Shqipëri nuk ekziston fanatizmi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe, duke përfshirë sektet e krishtera ortodokse, të krishtera katolike dhe sektet islamike heterodokse.

-Kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur: kjo është një traditë absolute që duhet ndjekur.

-Në restorante, përmbajuni asaj që është përcaktuar në menu: kërkesat për ndryshime në menu nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

-Gatimet shqiptare janë shumë pikante.

-Kursi i këmbimit është paksa i pafavorshëm në raport me 1 me 100 (1 euro është ekuivalente me afërsisht 100 lekë dhe për këtë arsye nëse paguani në euro humbni afërsisht 0.29 lekë cent, nëse bëni shkëmbimin operacionet kushtojnë shumë më tepër, ashtu si tërheqja dhe transaksionet me kartë krediti, të cilat nuk pranohen kudo).

-Karburanti (veçanërisht nafta), ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali

-Qendrat tregtare italiane kanë çmime dukshëm më të larta se ato lokale

-Kini shumë kujdes kur përdorni makina private dhe të kompanisë, për shkak të kushteve të pasigurta të rrugës.

- Zona e Gjadrit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja, prandaj rekomandohet sjellja e produkteve repelente (dezinfenktantë).

-Kushtojini vëmendje mënyrës sesi flisni... pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë italishten./Përshtati VoxNews


Video