Mjeku shqiptar: Zemra e derrit ngjan shumë me të njeriut!

3 November 2023, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mjeku shqiptar: Zemra e derrit ngjan shumë me të njeriut!
Bedri Ramadani

Mjeku Bedri Ramadani, i ftuar në Euronews foli në lidhje me transplantin e zemrës së derrit tek njeriu.

Ai theksoi se zemra e derrit është e ngjashme me atë të njeriut dhe kjo është arsyeja pse është zgjedhur që transplanti mos të bëhet me zemrën e ndonjë kafshe tjetër.

“Edhe mosha ka rëndësi kur bëhet një transplant, por e gjitha varet prej gjendjes shëndetësore. Derri e ka zemrën si të njeriut. Metabolizmi i derrit është i ngjashëm me metabolizmin e njeriut”-tha ai.


Video