Meta kërkon lirinë në GJKKO, sot seanca. SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni

20 June 2025, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta kërkon lirinë në GJKKO, sot seanca. SPAK i zbulon një
Ilir Meta

Në GJKKO mbahet sot në orën 11:30 seanca për Ilir Metën, i cili kërkon zbutje të masës së sigurisë.

Ndërkohë sipas burimeve, nga hetimet e SPAK mësohet se është zbuluar një tjetër episod korrupsioni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Po sipas burimeve karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspres” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

Po ashtu sipas burimeve, SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.


Video