Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një operacion i madh kundër “Ndranghetës” është zhvilluar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se, operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Grupit Territorial Gioia Tauro dhe në pranga deri më tani raportohet të kenë rënë 49 persona.
Operacioni i quajtur “Hybris”, i koordinuar nga Reggio Calabria DDA, ka të bëjë me bandat Piromalli dhe Molè të Gioia Tauro, dy nga grupet historike të ‘Ndrangheta’-s.
Për 34 të arrestuar u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 15 të tjerë është caktuar masa “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se policia italiane ka zhvilluar disa operacione kundër “Ndraghetas” gjatë kohëve të fundit, ku shumë persona kanë përfunduar në pranga.