'Më kapi dorën, më tha…', përplasi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar!

28 November 2022, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Më kapi dorën, më tha…', përplasi për

Është lënë në burg 26-vjeçari shqiptar që plagosur për vdekje studenten greke në qendër të Selanikut në orët e para të mëngjesit të së martës. Ai ka qëndruar i heshtur dhe e vetmja gjë që ka thënë është se dëshironte t’i shprehte ngushëllimet familjes së viktimës.

“Nuk është koha që unë të jap shpjegime”, tha i riu. Ndaj shqiptarit rëndojnë disa akuza, si aksident me pasojë vdekje, largim nga vendngjarja dhe drejtim mjeti pa patentë. Ai rrezikon të dënohet seri në 15 vite burg. Gjithashtu 26-vjeçarit iu dha vendimi për dëbim nga vendi pasi u konstatua se qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa pasagjerja që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit është liruar me kusht dhe i ndalohet të largohet nga vendi. 19-vjeçaja ka deklaruar se ishte hera e parë që udhëtonte me makinë me shqiptarin, të cilin e njihte pasi ishte klient i rregullt në lokalin ku ajo punonte dhe se nuk ia dinte as numrin e telefonit dhe as mbiemrin,

Ajo pohoi gjithashtu se i kërkoi të ndalonte në vendngjarje, por ai u përpoq ta qetësonte duke deklaruar se do rregullonte gjithçka. “Sapo u kthyem në rrugën Iasonidou, i kërkova të zbriste nga makina dhe të kthehej, ai më kapi dorën dhe më tha mos u shqetëso, do ta rregulloj, më jep pak kohë.”


Video