Me çfarë PËRGJONTE Jurgis Çyrbja? Ja pajisja që i sekuestroi SPAK në banesë!

21 October 2024, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me çfarë PËRGJONTE Jurgis Çyrbja? Ja pajisja që i
Jurgis Çyrbja

Gjatë kontrollit të SPAK në banesën e Jurgis Çyrbjas janë sekuestruar disa materiale, mes tyre edhe një përgjues, që Prokuroria e Posaçme e quan “pajisje regjistrimi në formë pakete”.

Po ashtu u sekuestruan pesë telefona celularë, një hard disk i jashtëm Verbatim, shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro, dokumente pronësie, etj.

Në njoftimin zyrtar SPAK thotë se ndaj Jurgis Çyrbjes rëndojnë disa vepra penale, të cilat i ka kryer gjatë kohës që ka qenë deputet në Parlament.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Çyrbja në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri, një personazh i botës së krimit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale që lidhen me rrëmbimin, zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Për shkak të funksionit të tij si deputet, Jurgis Çyrbja i ka ofruar favorizime të ndryshme Hajrit duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

SPAK njofton se janë gjetur dhe sekuestruar:

1. Pesë telefona celularë;

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj.

Në këmbim të këtyre favoreve të siguruara, Altin Hajri i ofronte Çyrbes që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.


Video