Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas disa orësh është mbyllur protesta e 36-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Në përfundim të tubimit, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët i ftuan qytetarët të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.
Gjatë mbylljes së protestës u shpreh edhe mbështetje për protestuesit e arrestuar në tubimet e mëparshme.
"Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!", tha një prej organizatorëve.