Mblidhen 600.000€ për Klevisin/ I njohuri i 'Tik Tok' Aleks Visha dhe Fabio Dushku japin ndihmën e madhe

22 October 2022, 09:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhen 600.000€ për Klevisin/ I njohuri i 'Tik Tok' Aleks
Aleks Visha dhe Fabio Dushku

Ditën e sotme është bërë e mundur mbledhja e shumës prej 600.000€ për Klevis Gjelucën. Ishte Romario Dragani, miku i të riut i cili hapi Fundraiserin në Go Fund Me për të ndihmuar mikun e tij të ngushtë.

Gjeluca ndodhet në koma që prej datës 27 shtator pas një aksidenti me makinë. Shuma e mbledhur do të shërbejë që Klevisi të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës.

Mblidhen 600.000€ për Klevisin/ I njohuri i 'Tik Tok' Aleks

Është emocionues fakti që populli shqiptar ka kontribuuar për të ndihmuar të riun për të bërë të mundur mbledhjen e vlerës monetare që atij i nevojitet.

Pasi u mblodhën gjysma e lekëve,  Klevis Gjeluca u nis në Itali për mjekim dhe më pas për operacionin. I riu është shtruar në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Një pjesë të mire të parave u mblodhën vetëm mbrëmjen e djeshme, përmes një sfide në Tik Tok  ndërmjet infuencerëve. Mes tyre ka qenë Aleks Visha dhe i dënuari me burgim të përjetshëm në Greqi, Fabio Dushku.

Falë ndihmës së këtyre personazheve dhe zemrës solidare të shqiptarëve, tashmë Klevis Gjeluca mund ti nështrohet operacionit në Itali./VoxNews


Video