Mbeten në burg ish-drejtorët e aferës “5D”, nën sekuestro edhe pasuritë

31 July 2024, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbeten në burg ish-drejtorët e aferës “5D”, nën
Redi Molla, Mariglen Qato e Taulant Tusha

Apeli i Posaçëm i GKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për Redi Mollën, Mariglen Qaton e Taulant Tushën.

Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi gjithashtu të lërë në fuqi masën e sekuestros së pasurive të ish-drejtorëve bashkiak në kuadër të dosjes “5D”.

Apeli i GJKKO ka rënduar pozitat ligjore për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, duke i konsideruar ata si grup të strukturuar kriminal.

Në vendim argumentohet se Apeli i GJKKO nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale nga SPAK dhe Shkalla e Parë, si “bashkëpunim i thjeshtë” si formë bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Molla dhe Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie, bashkë me Taulant Tushen, i arrestuar më herët nga SPAK.


Video