Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Isuf Kalos, nesër mbahen homazhen dhe të shtunë përcillet në banesën e fundit

26 January 2023, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Isuf Kalos, nesër mbahen
Isuf Kalo

Trupi i mjekut të njohur Isuf Kalo Ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë trupi i pajetë i mjekut Isuf Kalo.

Ai ndërroi jetë më 19 Janar në Kopenhagen të Danimarkës, ku po kurohej për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. I njohur dhe si mjeku i diktatorit Enver Hoxha, Kalo mbylli sytë përgjithmonë në moshën 80-vjeçare.

Për të nderuar emrin dhe kontributin e tij shkencor, në Akademinë e Shkencave do të bëhen homazhe ditën e Premte nga ora 10.00 deri 13.00. Fjala e përcjelljes do të mbahet nga anëtari i Akademisë Prof. Anesti Kondili në orën 11.00.

Mesditën e së shtunës, mjeku Isuf Kalo do të prehet në Luzat të Tepelenës, vendlindja e tij.

Kalo gëzonte respektin e të gjithë kolegëve, gjithashtu edhe atë të studentëve të tij në “Universitetin e Mjekësisë” ku prej vitesh jepte mësim. Ai do të prehet në varrezat e fshatit Luzat, ashtu siç kishte lënë amanet para se të mbyllte sytë.


Video