Aksident tragjik në Cërrik, përplaset për vdekje këmbësori

26 January 2023, 20:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Cërrik, përplaset për vdekje
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Cërrik.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip "Golf" ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i identifikuar si T.K., i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sektor Fermë”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë detajet e aksidentit.

“Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.


Video